Monday, September 29, 2014

To love yourself is the beginning of a life-long romance. 
Oscar Wilde

Studentët e universiteteve që mbylli qeveria do të humbin vite akademike nga transferimet!

Asnjë prej disa mijëra studentëve të universiteteve private që u mbyllën në kushtet e paligjshmërisë, nuk do të mund të vazhdojnë studimet në vitin pasues. Kjo për shkak të mangësive në programet e studimit që kanë ndjekur në universitetet private si dhe mos përputhshmërisë së krediteve të privatit me sistemin universitar publik. Më shumë të penalizuar do të jenë studentët e universitetit “Vitrina” si dhe në bazë fakultetesh, ata të shkencave mjekësore, të cilët do të kthehen deri në 2 apo 3 vite pas. Rreth 20 universitetet private të mbyllura me vendim qeverie kanë aplikuar edhe programe studimi të palicencuara, çka do të thotë që studentët që kanë ndjekur ato nuk do t’ju njihet asnjë lëndë akademike. Aktualisht fakultetet publike po shqyrtojnë dosjet e studentëve, të cilët kanë afat deri në 3 tetor për dorëzimin e tyre. Më pas do të jetë Ministria e Arsimit ajo që do të përcaktojë kuotat e pranimit për çdo universitet. Në rastin e “Vitrina”, situata është edhe më e rëndë dhe kaotike. Pjesa më e madhe e gjashtë mijë studentëve që tërhoqën dosjet në ministrinë e Arsimit, nuk kanë marrë ansjë dokument që të provojë përfundim të viteve akademike. Kështu nëse ke kryer dy vjet studime tek Vitrina dhe dëshiron të transferosh studimet në një tjetë universitet pasi qeveria mbylli atë të deridjeshmin, nuk ke asnjë mundësi të provosh se mund të hidhesh në vitin e tretë, pasi as universiteti vetë dhe as ministria nuk japin ndonjë dokument, - pohojnë studentë të shumtë që thonë se gjenden të braktisur nga shteti dhe të dëmtuar nga privati.
Të gjithë i kemi kaluar momentet e panikut kur jemi larg një burimi energjie dhe kemi shumë pak bateri. Por si të arrijmë ta ekonomizojmë baterinë tonë?
Ja disa pika kyçe që duhet t’i keni parasysh. Si fillim, harrojini modelet e vjetra të baterive që duhet t’i linit të shkonin në zero dhe pastaj t’i karikonit plotësisht. Me zhvillimin e teknologjisë, ndryshojnë dhe bateritë dhe me to edhe metodat për t’i karikuar. Sot bateritë Ion lithium funksionojnë më mirë kur mbahen midis 20% dhe 80%. Kini parasysh që armiku më i madh i baterisë është nxehtësia. Po ta mbani baterinë në ambient të nxehtë, ajo do shkarkohet shumë më shpejt. Mbyllni sa më shumë aplikacione të jetë e mundur, por kini parasysh që aplikacionet e mesazheve ju harxhojnë bateri edhe kur nuk janë aktive. Ulni rezolucionin e telefonit në minimum që të mbajë më shumë bateria.

Sunday, September 28, 2014

Të kam harruar? Ti je pjesë e ekzistencës time, e vetes time. Ke qenë çdo fjalë që kam lexuar, që kur për herë të parë kam ardhur këtu. Ti ishe kudo; bëje pjesë tek bukuritë që natyra më ofronte: ishe tek lumi, tek velat e anijeve, tek retë, tek drita, tek errësira, tek era, tek pyjet, tek deti, tek rrugët. Ke qenë mishërimi i çdo fantazie të ëmbël të përkundur nga mendja ime. Gurët me të cilët janë ngritur ndërtesat më të qëndrueshme të Londrës, nuk janë më reale e më pak të pashkatërrueshme se duart e tua, të asaj që nuk janë e do të jenë prezenca dhe influenca jote tek unë, këtu e kudo, tani e gjithmonë. Deri në orën e fundit të jetës time nuk mundet perveçse të mbetesh pjesë e shpirtit tim 

Charles Dickens