Monday, September 29, 2014

Studentët e universiteteve që mbylli qeveria do të humbin vite akademike nga transferimet!

Asnjë prej disa mijëra studentëve të universiteteve private që u mbyllën në kushtet e paligjshmërisë, nuk do të mund të vazhdojnë studimet në vitin pasues. Kjo për shkak të mangësive në programet e studimit që kanë ndjekur në universitetet private si dhe mos përputhshmërisë së krediteve të privatit me sistemin universitar publik. Më shumë të penalizuar do të jenë studentët e universitetit “Vitrina” si dhe në bazë fakultetesh, ata të shkencave mjekësore, të cilët do të kthehen deri në 2 apo 3 vite pas. Rreth 20 universitetet private të mbyllura me vendim qeverie kanë aplikuar edhe programe studimi të palicencuara, çka do të thotë që studentët që kanë ndjekur ato nuk do t’ju njihet asnjë lëndë akademike. Aktualisht fakultetet publike po shqyrtojnë dosjet e studentëve, të cilët kanë afat deri në 3 tetor për dorëzimin e tyre. Më pas do të jetë Ministria e Arsimit ajo që do të përcaktojë kuotat e pranimit për çdo universitet. Në rastin e “Vitrina”, situata është edhe më e rëndë dhe kaotike. Pjesa më e madhe e gjashtë mijë studentëve që tërhoqën dosjet në ministrinë e Arsimit, nuk kanë marrë ansjë dokument që të provojë përfundim të viteve akademike. Kështu nëse ke kryer dy vjet studime tek Vitrina dhe dëshiron të transferosh studimet në një tjetë universitet pasi qeveria mbylli atë të deridjeshmin, nuk ke asnjë mundësi të provosh se mund të hidhesh në vitin e tretë, pasi as universiteti vetë dhe as ministria nuk japin ndonjë dokument, - pohojnë studentë të shumtë që thonë se gjenden të braktisur nga shteti dhe të dëmtuar nga privati.

No comments:

Post a Comment